Vecino sinjale largimi Interit: Nëse situata vazhdon kështu, duhet të gjejmë zgjidhje

Mesfushori i Interit, Matias Vecino nuk i ka kursyer kritikat për ekipin e tij dhe mënyrën si është trajtuar. Ai foli nga grumbullimi me kombëtaren e tij, Uruguai, ku ndër të tjera tha hapur se nuk i pëlqen situata ku ndodhet tek Interi.

Ai tha se situata ku ndodhet tashmë nuk është ajo që ka folur më parë me drejtuesit dhe kërkoi zgjidhjen e kësaj situate. Mediat italiane thonë se fjalët e uruguajanit mund të jenë edhe fjalë lamtumire për Interin duke parë se ai nuk është zgjedhja e parë nga trajneri Inzaghi.

“Tek Interi po e shoh veten në një situatë që nuk është ajo që prisja kur fola me klubin dhe trajnerin në fillim të vitit. Është e qartë se nëse zgjat shumë, duhet të flasim për të gjetur një zgjidhje që është e mirë për të gjithë. Gjithmonë me respektin më të madh.” /oversport.tv