Vedat Muriqi kalon vizitat mjekësore te Mallorca, zyrtarizimi pritet nesër

Tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi. Vedat Muriqi pritet të zyrtarizohet nesër si lojtari më i ri i klubit spanjoll, Mallorca.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Arlind Sadiku. Në postimin e tij thuhej se Muriqi ka kryer ditën e sotme vizitat mjekësore dhe i ka kaluar ato me sukses.

Megjithatë, zyrtarizimi pritet të vijë vetëm ditën e nesërme. Kështu, Igli Tare ka “sistemuar” më në fund sulmuesin shqiptar i cili është konsideruar që në fillimin e merkatos si një largim i sigurt. /oversport.tv