Vedat Muriqi nuk e bind Sarrin, Tare e gjen zëvendësuesin në Serie A

Ditë të nxehta në ambientin e Lazios ku sipas Il Messaggero, Igli Tares i është kërkuar nga trajneri Maurizio Sarri të gjejë një sulmues të ri për ekipin. Sipas asaj që raporton media italiane, tekniku nuk është i kënaqur me zëvendësuesin e Immobiles, Vedat Muriqin dhe për pasojë ka kërkuar shitjen e tij.

Sulmuesi kosovar nuk i ka bindur asnjëherë drejtuesit lacial dhe një largim i tij nga kryeqyteti duket më shumë se i sigurt. Për të zëvendësuar Muriqin, Tare po mendon për Joao Pedro të Cagliarit. Braziliani ka zhvilluar disa sezone të mira me Cagliarin dhe Sarri e konsideron si zëvendësuesin ideal të Immobiles.

Ndërkohë, Muriqi pritet të kthehet përsëri në Turqi. Ai po kërkohet nga disa ekipe, ndërsa në krye të listës qëndron Fenerbahce. Te Lazio po përpiqen të përfitojnë sa më shumë nga shitja e kosovarit në mënyrë që ata të grumbullojnë të ardhura për merkaton e ardhshme. /oversport.tv