Veliaj: Futbolli t’i kthehet idealistëve, jo llumit që shet ndeshje e vjedh fondet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vazhdon që të jetë shumë aktiv në çështjet që kanë të bëjnë me sportin në kryeqytet dhe jo vetëm.

Krye bashkiaku ka postuar një foto në faqen e vet zyrtare në facebook me Sulejman Mema, në të cilën shkruan:

“Me mikun e mirë Sulejman Mema që le stafetën si drejtues i Shoqatës Rajonale të Tiranës pas kaq viteve kontribut idealist në futboll ! Mirënjohje maestro!

Koha që futbolli t’i kthehet idealistëve, jo llumit që shet ndeshje e vjedh fondet e fëmijëve që jep FIFA/UEFA. #FairPlay #JoLlumit”. / Oversport.tv