Vendi i parë i jep zemër, trajneri i Sheriff: Shpresoj të shijojmë “San Siro”-n

Në prag të sfidës ndaj Interit, ka folur edhe trajneri i ekipit surprizë të këtij grupi, Sheriff Tiraspol. Yuriy Vernydub i kërkoi lojtarëve të tij ta shijojnë atmosferën që të falë San Siro, si dhe konfirmoi dy mungesa të rëndësishme për ta.

Ndeshja kundër Interit- “Shpresoj që djemtë e mi të jenë në gjendje të shijojnë atmosferën e San Siros. Shpresoj të jetë një ndeshje e mirë për ne dhe që të gjithë të argëtohemi”.

Dëmtimet- “Ka dy dëmtime. Yakhshiboev ka pësuar një dëmtim dhe nuk mund të jetë në dispozicion. Gjithashtu do të mungojë edhe Athanasiadis. Ai është në gjendje të keqe dhe na u deshë ta linim në Moldavi. Të tjerët janë të gjithë me ne. Ata janë gati dhe janë në dispozicion”. /oversport.tv