Çmimi i Madh i San Marinos në 4 shtatorin e ardhshëm do të jetë gara e fundit në karrierë e Andrea Doviziosos në MotoGP. Ka qenë vetë Yamaha që ka bërë publik lajmin përmes një njoftimi zyrtar.
“Kategoria ka ndryshuar shumë. Nuk jam ndjerë kurrë rehat me motorin dhe nuk kam ditur që të shfrytëzoj në maksimum potencialin e tij. Nuk ka shkuar ashtu siç prisnim, por ia vlente ta provonim”, ka thënë piloti italian.
Në vend të tij, që nga pista e Aragon, do të garojë kolaudatori Cal Crutchlow. / Oversport.tv
Foto: Monster Energy Yamaha MotoGP Twitter
Andrea Dovizioso To Retire from MotoGP after 2022 San Marino GP
📰 https://t.co/3lEoPm6QVo#MonsterYamaha | #MotoGP | #GrazieDovi pic.twitter.com/vlUyEA5sF6
— Monster Energy Yamaha MotoGP (@YamahaMotoGP) August 4, 2022