Vendimet e Disiplinës: Penalizohet Kukësi, rrezikojnë Teuta dhe Partizani

Është mbledhur Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF, që ka dhënë vendimet për ngjarjet e ndodhura në javën e parë të Abissnet Superiore, një turne që transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo për tre vitet e ardhshme. Kukësi është dënuar me gjobë, ndërsa Teuta dhe Partizani do të ndëshkohen nëse përsërisin shkeljet e Kodit. Ja vendimet e komisionit:

KF Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos vendosjes së stemës së Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

KF Teuta, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos vendosjes së stemës së Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Lojtari i FK Kukësi, Klejdi Daci, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. / Oversport.tv