Vendimtare mbetet Europa, Juventusi mund të rinovojë me dy yjet e skuadrës

“La Gazzetta dello Sport” analizon të ardhmen e Angel Di Maria dhe Adrien Rabiot, duke shpjeguar se të dy lojtarët mund të vazhdojnë bashkëpunimin me Juventusin edhe sezonin e ardhshëm.

Nuk duket një situatë e pamundur dhe ekzistojnë mundësitë që dy lojtarët të qëndrojnë në Torino. Për Di Marian e rëndësishme ishte që familja të ambientohej me qytetin e ri dhe nga kjo pikëpamje nuk ka probleme. Pasi fitoi Botërorin, nuk është tërhequr nga kombëtarja, prandaj edhe një vit tjetër në Europë mund ti pëlqejë. Gjithmonë nëse Juventusi arrin që të kualifikohet në Kupat e Europës.

I njëjti diskutim vlen edhe për Rabiot, i cili pretendon një pagë më të mirë në Angli. Por francezi ndihet mirë me Allegrin dhe nëse Juventusi i shton edhe ndonjë bonus (individual apo ekipor) 7 milionëve që lojtari fiton, atëherë edhe mesfushori mund të qëndrojë. / Oversport.tv