Vendoset e ardhmja e Smalling, Roma zgjat bashkëpunimin me mbrojtësin

Dyshimet mbi të ardhmen e mbrojtësit Chris Smalling në Romë marrin fund. Mbrojtësi anglez ka zgjatur bashkëpunimin me klubin kryeqytetas deri në qershor të vitit 2025.

Këtë e ka bërë zyrtare vetë skuadra verdhekuqe përmes një postimi në rrjetet sociale ku rinovojnë me 33-vjeçarin. Flitej për një kalim të mundshëm të Smalling në radhët e Interit ose Juventusit, por Roma i ka dhënë fund këtyre spekulimeve.

Këtë sezon me klubin kryeqytetas, mbrojtësi anglez ka qenë një element thelbësor duke regjistruar 47 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Smalling u bashkua me Romën në vitin 2019 si i huazuar nga Manchester United dhe një vit më pas u ble nga verdhekuqtë për shifrën e 15 milionë euro. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Twitter