Tirana ka zhvilluar ditën e sotme edhe miqësoren e radhës të fazës përgatitore në Ohër. Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi ka mposhtur Strugën e Shptëim Duros me rezultatin e ngushtë 2-1.
Një ndeshje ku dhanë sinjale të mira të gjithë lojtarët bardheblu në prag të sfidës së Conference League përballë Dinamo Batumit. Për kryeqytetasit realizoi fillimisht Hila dhe më pas afrimi i ri në këtë merkato, Liridon Latifi.
Me këtë fitore, Tirana përfundon edhe fazën përgatitore. Ekipi pritet të rikthehet në kryeqytet të nesërmen për të vijuar përgatitjet në ambientet e kompleksit “Skënder Halili. /oversport.tv