Vendosin Zaccagni e Anderson, Lazio rikthehet te fitorja pas tre ndeshjesh

Një penallti e transformuar në gol nga Zaccagni në fundin e pjesës së parë dhe një gol i realizuar nga Andreson pak sekonda nga përfundimi i takimit kanë kthyer te fitorja Lazion pas tre ndeshjesh në Serie A. Të besuarit e Maurizio Sarrit triumfuan në “Mapei Stadium” përballë Sassuolos me rezultatin 2-0 duke dalë me pikë të plota nga një transfertë e komplikuar.

Një pjesë e parë jo shumë e mirë nga ana e Lazios që megjithatë, arrin të shkojë në dhomat e zhveshjes në avantazhin e një goli. Një prekje me dorë e topit nga Toljan, detyron gjyqtarin të akordojë një 11-metërsh të kthyer në gol nga Zaccagni. Ndërkohë që më parë Sassuolo rrezikojë tre herë me Laurentie, por Provedel tregoi se ishte në një ditë të mirë.

Në pjesën e dytë Lazio përpiqet të menaxhojë ndeshjen, ndërsa nga kampi tjetër mungon fuqia për të reaguar si duhet. Rastet nuk janë të shumta, ndërsa rezultati final i takimit vuloset nga Felipe Andreson që përfiton nga një gabim i lojtarëve të Sassuolos dhe realizon golin e dytë për miqtë.

Me këtë fitore Lazio ngjitet në kuotën e 34 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Sassuolo qëndron në vendin e 16-të me po kaq pikë të grumbulluara. Kjo ishte ndeshja e shtatë radhazi pa fitore për të besuarit e Dionisit. /oversport.tv

Foto: S.S. Lazio, Twitter