Venezia i beson eksperiencës, pas Romeros blen edhe Nanin

Tashmë është zyrtare: Nani është lojtari më i ri i Venezias. Klubi lagunar ka depozituar në Lega kontratën e futbollistit portugez, që largohet nga Orlando në MLS dhe rikthehet në Serie A.

Mesfushori ka një karrierë të gjatë dhe të pasur, pasi ka luajtur në disa nga klubet më të mira të Europës (Manchester United, Sporting, Valencia), ndërsa në Itali është aktivizuar me Lazion në sezonin 2017-2018.

Pas blerjes së Romeros, drejtuesit e Venezias arrijnë që të shtojnë radhët e tyre me një tjetër lojtar me eksperiencë ndërkombëtare, që pritet të ndihmojë skuadrën, që të arrijë objektivin kryesor: qëndrimin në Serie A. /Oversport.tv