Venezia i heq fitoren nga duart Torinos, një penallti bëhet vendimtare

Është mbyllur në barazim 1-1, sfida mbyllëse e javës së 6-të të Serie A, mes Venezias dhe Torinos, që u transmetua si gjithë të tjerat në Oversport.

Pjesa e parë nuk solli gola, ndërkohë që Torino zotëroi topin më shumë dhe provoi diçka më shumë se Venezia, që iu afrua portës së “demave” me Okereke.

Venezias iu anulua një gol, i shënuar nga Johnsen, që u kap në pozicion jashtë loje. Miqtë u rritën me kalimin e minutave dhe bëhen të rrezikshën me Ansaldin dhe Sanabrian, i cili gjuajti nga larg mbi traun e portës.

Pjesa e dytë nis më vrullshëm dhe Torino kaloi në avantazh me Brekalo në minutën e 56-të të takimit, pas një sulmi gradual me shumë pasime.

Venezia u hodh në sulm dhe ishte më kërkuese pas pësimit të golit dhe ia doli të fitonte një 11 metërsh. Aramu shënoi nga pika e bardhë në minutën e 78-të, ndërsa Torino mbeti me 10 lojtarë pasi Djidji mori karton të kuq.

Nuk ndryshoi asgjë në minutat e mbetura dhe të dyja skuadrat ndanë nga një pikë. Kështu u mbyll edhe java e 6-të e Serie A dhe Napoli vazhdon të kryesojë me pikë të plota, para Milanit dhe Interit.

SERIE A – JAVA 6
Venezia-Torino 1-1
Shënues:
Aramu (pen.) 78’ / Brekalo 56’

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

/ oversport.tv