Veretout drejt largimit, Marseille kërkon mesfushorin e Romës

Duket se bashkëpunimi mes Romës dhe Jordan Veretout ka ardhur drejt fundit, pasi mesfushori francez nuk bën pjesë në planet e tekniku Mourinho për sezonin e ardhshëm.

Marseille ka shfaqur interes për Veretout, duke ofruar 8 milionë euro, por kjo shifër është konsideruar shumë e ulët nga klubi verdhekuq.

Roma pretendon të paktën 15 milionë euro për kartonin e lojtarit, të cilin e bleu 17.5 milionë nga Fiorentina, që të mos humbasë shumë në këtë operacion merkatoje.

Marseille kërkon të përforcojë mesfushën për sezonin e ardhshëm dhe mund të rrisë ofertën, duke iu afruar shifrës që pretendon Roma. / Oversport.tv