Veretout: Mourinho ka të drejtë, Romës i duhen përforcime për këtë projekt

Mesfushori i Romës, Jordan Veretout ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Gazzetta dello Sport”, në të cilën ka folur për shumë tema, por titulli i të përditshmes italiane është intrigues: “Mou ka të drejtë. Tani Romës i duhen përforcime për këtë projekt”.

Francezi ka thënë mes të tjerash: “Special One është njeriu i duhur, por aktualisht jemi në një moment jo të mirë. E nisëm mirë kampionatin dhe shumë menduan se ishim në rrugën e duhur. Sezoni është i gjatë dhe objektivi nuk ndryshon: zona Champions është vetëm 3 pikë larg. Tani na mbetet neve që të arrijmë këtë objektiv”.

Ish-lojtari i Fiorentinës ka folur edhe për shokun e skuadrës, Nicolò Zaniolo: “Nuk duhet të dekurajohet. Në fushë transmeton fuqi dhe shumë shpejt do të rikthehet si më parë. Ëndrra ime? Të luaj në finalen e Kupës së Botës kundër Italisë.

Titulli kampion? Pioli është super, jemi shumë të lidhur, por edhe Interi është në lojë, falë një lideri në fushë dhe jashtë saj si Dzeko. Pastaj është edhe Napoli, që me Spallettin po luan një futboll të bukur”, ka përfunduar Jordan Veretout. /Oversport.tv