Veretout: Mourinho njeriu i duhur për Romën, me të japim 200%

“José Mourinho është gjithmonë njeriu i duhur për këtë punë. Ai është një fitues, një trajner i përshtatshëm për një projekt të madh si ai i Friedkin te Roma”. Këto kanë qenë fjalët e para të Jordan Veretout pas një interviste të dhënë për Le Parisien.

Mesfushori francez i doli në mbrojtje trajnerit të tij aktual te Roma dhe tregoi besimin e tij të plotë që ka për trajnerin portugez. Sipas tij. “The Special One” do të gjejë një zgjidhje që të kthejë situatën në favorin e tij.

“Ai është rigoroz, ka një përvojë të pabesueshme. Ka fituar shumë dhe i bën të gjithë të duan të angazhohen në 200%. Ai do të gjejë një mënyrë për ta kthyer këtë dinamikë. Në Romë ka shumë pasion, nëse fiton, je në krye, nëse humbet, është një tragjedi. Tifozët janë forca jonë. Na takon ne t’ua kthejmë këtë mbështetje”.

Më pas ai foli edhe për kampionatin italian: “Kam mësuar shumë në Serinë A. Fizikisht dhe taktikisht është shumë i vështirë. Tani për tani po luaj për Romën para mbrojtjes. Më pëlqen të mbroj, të sulmoj, të luaj topin. Unë jam në gjendje të shënoj, të asistoj. Tani më duhet të riprodhoj të gjitha këto në ekipin kombëtar”. /oversport.tv