Verona gjen trajnerin e ri, zyrtarizohet Salvatore Bocchetti

Verona ka gjetur zëvendësuesin e Gabriele Cioffit, që u shkarkua nga drejtuesit e klubit për shkak të rezultateve të dobëta në këtë fillim sezoni. Do të jetë Salvatore Bocchetti trajneri i ri i skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare klubi veronez ka zyrtarizuar teknikun e ri. “Hellas Verona njofton se i ka besuar drejtimin teknik të skuadrës së parë Salvatore Bocchetti”, shkruhet në njoftim.

Bocchetti ka qenë bashkëpunëtor i Igor Tudor në drejtimin e Veronës sezonin e kaluar, ndërsa këtë sezon ka qenë në krye të skuadrës së të rinjve të klubit. Flitej se drejtimin e skuadrës do ta merrte Diego Lopez, por klubi ka vendosur që ti besojë dikujt që e njeh shumë mirë ambientin. / Oversport.tv

Foto: hellasverona.it