Verona ia del kundër Lecces, ekipi i Zaffaronit del nga zona e ftohtë

Verona ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Lecces me shifrat 1-0 në javën e 34-t të Serie A. Me këtë fitore, ekipi I Veronës ka dalë nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Pjesa e parë nuk prodhoi shumë raste të pastra duke u mbyllur në barazim pa gola. Në pjesën e dytë, Verona zhbllokoi rezultatin me anë Ngonge I cili shënoi pas 5 minutave që u inkuadrua në lojë.

Me këtë fitore, Verona shkon në vendin e 17-të të Serie A me 3 pikë larg zonës së ftohtë. Lecce nga ana tjetër ndodhet një vend më sipër me një pikë më shumë. /oversport.tv

Foto: Hellas Verona FC, Twitter