Verratti grabitet në Ibiza, hajdutët marrin një “thesar” prej 3 milionë eurosh

Një aventurë aspak e këndshme i ka ndodhur Marco Verrattit dhe gruas së tij Jessica Aldi në Ibiza ku po pushojnë në vilën e Ronaldo “fenomenit”.

Mesfushori i PSG-së ishte viktimë e një grabitjeje me vlerë 3 milionë euro, pasi hajdutët i kanë marrë para cash, bizhuteri dhe orë të shtrenjta.

Sipas agjencisë spanjolle “Efe” në momentin e grabitjes në rezidencë nuk kishte njeri dhe nuk ka patur shenja hyrjeje me forcë.

Vila luksoze ndodhet në Sant Josep në zonën Cala Jondal dhe është përdorur nga shumë futbollistë të njohur. / Oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook