PSG ka triumfuar kundër Lille me rezultatin 2-1, në një ndeshje që pati dy tablo. Me Messi, Neymar e Di Maria kampionët ia dolën të shënojnë të parët pas gjysmë ore lojë.
David nuk fali brenda zone dhe ndëshkoi portierin Donnarumma. Lille ishte më konkret në 45 minutat e para, edhe pse zotërimin e topit e kishin vendasit.
Përfundimi i pjesës së parë u shoqërua me vërshëllima të tifozëve të PSG ndaj lojtarëve të tyre dhe Messi mbeti në dhomat e zhveshjes. Zgjidhja e skuadrës së Pochettino erdhi nga Amerika Latine.
Marquinhos ishte ai që barazoi shifrat, kurse Di Maria në fund ia doli të shënonte edhe golin e fitores, që e diferencon PSG-në nga vendi i dytë (Lens) me 10 pikë.
LIGUE 1 – JAVA 12
PSG-LILLE 2-1
Shënues: Marquinhos 74’, Di Maria 88’ / David 31’
/ oversport.tv