Versioni tjetër i Belen Rodriguez, modelja kthehet në ambientaliste

Belen Rodriguez ka zhvilluar një set të ri fotografik, por kësaj radhe modelja u vendos në shërbim të komunitetit.

Bashkë me motrën e saj, Cecilia, ato zgjodhën për setin e tyre fotografik Punta Bianca, një shkëmb i bardhë në bregderit Agrigento.

Ajo i kërkoi presidentit të Rajonit Nello Musumeci, që zona e Punta Bianca të ngrihej si një rezervat natyror. 24 orë më vonë presidenti i qarkut nisi zyrtarisht procesin për krijimin e zonës së mbrojtur në rreth 300 hektarë midis Agrigento dhe Palma di Montechiaro. /oversport.tv