Në prag të Çmimit të Madh të Turqisë në Formula 1 kanë folur dy kandidatët kryesor për titull, Max Verstappen dhe Lewis Hamilton.
Holandezi kërkoi të përcillte qetësi përsa i përket luftës për titull dhe pozicionimit të tij në renditje, ndërkohë që Hamilton i garantoi Verstappen një rivalitet akoma edhe më të zjarrtë.
Verstappen u shpreh për mediat: “Unë jam i qetë sepse edhe nëse nuk e fitoj Kupën e Botës në fund të sezonit, do të isha gjithsesi i kënaqur me vendin e dytë. Më pëlqen ajo që po bëj dhe ky vit është pozitiv, pasi ne po bëjmë një punë të shkëlqyeshme me ekipin tim”.
Më pas foli Britaniku i cili tha për mediat: “Mendoj se i kemi kuptuar disa probleme që kishim në fundjavën e kaluar dhe mendoj se i kemi rregulluar disa prej tyre në garë, kështu që jemi më të përgatitur.
Pista mund të ketë ndryshuar në krahasim me sezonin e kaluar, ndaj ne mund të testohemi në një mënyrë tjetër.
Gara 2020 ishte një garë e vështirë, një fundjavë plot sfida dhe e komplikuar për ne si ekip. Dalja prej saj si fitues dhe pa gabime ishte emocionuese”. / oversport.tv