Verstappen bën detyrën edhe në garën Sprint të Belgjikës, e ndjekin Piastri e Gasly

Nuk ka surpriza sa i përket fituesit në garën Sprint të Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1. Max Verstappen triumfon në SPA dhe e mbyll në vendin e parë duke siguruar një tjetër fitore në këtë sezon rekordesh për Red Bull.

Në vend të dytë e mbyll surpriza e kësaj gare Sprint, Oscar Piastri që mori kryesimin në xhirot e para, por më pas u detyrua t’ia dorëzonte atë kampionit në fuqi. Në shkallën më të ulët të podiumit u rendit Piere Gasly i Alpine, që la pas Hamilton. Megjithatë, ky i fundit për shkak të një penaliteti prej 5 sekondash për një kontakt me Perez, edhe pse e mbylli garën në vendin e katërt, zyrtarisht renditet i shtati.

Në vend të katërt zyrtarisht Carlos Sainz, që e mbylli garën përpara shokut të tij të skuadrës Charles Leclerc. Vendi i gjashtë për Norris. Ndërsa top te mbyllet me Russell, Ricciardo dhe Ocon.  Gara e madhe do të zhvillohet ditën e nesërme. /oversport.tv

Foto: Formula 1, Twitter