Verstappen: Betejë epike me Lewis, një nga më të mëdhenjtë e këtij sporti

Max Verstappen ka qenë pa diskutim ylli i mbrëmjes në festën gala të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) në Paris, ku ka folur për rrugën drejt majave të Formula 1, duke thënë diçka edhe për rivalin Lewis Hamilton.

“Shpallja kampion bote ishte realizimi i një ëndrre, që kam gjithë jetën që e ndjek. Gjithçka që do të vijë më pas, do të jetë diçka shtesë. Do të vazhdoj të jap maksimumin që të qëndroj në Formula 1 edhe për shumë vite të tjera.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Është shumë bukur që të jesh kampion bote, por për momentin mendoj për rrugën e gjatë për të arritur deri këtu. Ishte një sezon i vështirë dhe jam shumë i lumtur që në fund arrita objektivin tim. Shpresoj që të përsëris veten sërish.

Beteja me Lewis ishte e pabesueshme, ai është një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Të dy kemi shtyrë njëri-tjetrin. Në fund të fundit, mund të shohim njëri-tjetrin në sy dhe të respektohemi dhe kjo besoj se është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë kampioni i ri i botës në Formula 1. /Oversport.tv