Sezoni i Formula 1 mbyllet me fitoren e kampionit Max Verstappen. Piloti holandez triumfon në Çmimin e Madh të Abu Dhabit duke e çuar në 15 numrin fitoreve në këtë sezon. Verstappen thellon kështu edhe rekordin për më shumë fitore brenda një sezoni.
Vendi i dytë për Charles Leclerc që lë pas pilotin e Red Bull, Sargio Perez. Të dy pilotët luftuan deri në xhiron e fundit për vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, ku në fund është Leclerc që del triumfues. Piloti tjetër i Ferrarit Carlos Sainz e mbyll në vendin e katërt duke lënë pas Russell me Mercedes dhe Norris me McLaren.
Zhgënjen në këtë garë Lewis Hamilton që fillimisht ka një kontakt me Perez që në xhiron e parë. Më pas piloti anglez për shkak problemesh detyrohet të largohet nga gara para kohe duke e mbyllur këtë sezon pa asnjë fitore, diçka që i ndodh për herë të parë në karrierë.
Një garë emocionuese edhe për Sebastian Vettel që e mbyll në vendin e dhjetë garën e tij të fundit në Formula 1. Pas kësaj gare, Verstappen e mbyll sezonin me 454 pikë në vendin e parë, i ndjekur nga Leclerc me 308 dhe Perez me 305 pikë. /oversport.tv
Foto: Formula 1, Twitter