Vesel Limaj: E vështirë përballë Kastriotit, luaj ku të dojë trajneri

Në konferencën për shtyp para sfidës kundër Kastriotit ka folur edhe mesfushori Vesel Limaj, që është paraqitur shumë mirë në këto 2 ndeshje të para që ka luajtur me fanellën e Tiranës në kampionat.

“Çdo ndeshje ndaj Kastriotit në transfertë është e vështirë. Është një ekip që luan fort dhe e dimë se çfarë na pret nesër. Shpresoj që të jetë një fushë e mirë sepse jemi një ekip që e luajmë topin.

Nuk ka ekipe të lehta në këtë kampionat, jemi maksimalisht të përgatitur për nesër dhe synojmë të arrijmë një rezultat pozitiv”-ka deklaruar ish-lojtari i Kukësit.

I pyetur për pozicionin që pëlqen të aktivizohet, mesfushori thotë se pranon çdo rol që i jep trajneri:

“Jemi tre mesfushorë, por unë ndihem më mirë kur luaj përpara. Nuk e kam problem që të luaj edhe më prapa. Dua të ndihmoj ekipin dhe do të luaj ku të thotë trajneri”-ka përfunduar mesfushori i Tiranës, Vesel Limaj. /Oversport.tv