Veseli mungesa e madhe e Salernitanës, Castori mezi pret rikthimin e tij

7 javë kampionati, 630 minuta të luajtura, pa harruar shtesat, por jo për të gjithë lojtarët. Në Serie A, ka akoma nga ata që nuk kanë zbritur akoma në fushën e blertë këtë sezon.

Dikush sepse është i dëmtuar, ndërsa dikush tjetër sepse nuk është më pjesë e projektit të skuadës respektive. Ata që nuk kanë luajtur akoma, mbeten një alternative për trajnerët respektivë, për pjesën e mbetur të sezonit, që sapo ka filluar.

Nuk ka shumë surpriza lista e lojtarëve të paaktivizuar nga Fabrizio Castori, trajneri i Salernitanës. Lojtari që pritej të kishte minuta të luajtura është Frederic Veseli, mbrojtësi shqiptar që vitin e kaluar arriti të gjejë hapësira në prapavijën e skuadrës së Salernitanës.

Mosaktivizimi i Veselit shpjegohet me faktin se lojtari ka qënë i dëmtuar dhe pritet të rikuperohet plotësisht pas pushimit të kombëtareve.

Castorit i kthehet një armë më shumë në mbrojtje, ndërsa Veseli shpreson që të rifitojë sa më shpejt një fanellë titullari tek Salernitana. / Oversport.tv