Vështirësohet pista Botman, Milani “fut hundët” tek objektivi i Interit

Milani është duke projektuar ekipin e sezonit të ardhshëm dhe Maldini me Massaran janë vënë në lëvizje për afrimet e reja të merkatos. Kështu objektivi i tyre në mbrojtje, Sven Botman është vështirësuar shumë si pistë dhe për rrjedhojë kuqezinjtë i kanë hedhur sytë te një tjetër lojtar.

Milani tashmë ka filluar kontaktet me Gleison Bremer që është gjithashtu objektivi kryesor i Interit për mbrojtjen. Megjithatë, kuqezinjtë po provojnë të bindur lojtarin, që sipas mediave në Itali ka arritur një marrëveshje me zikaltrit.

Për sa i përket mesfushës, Renato Sanches mund të konsiderohet një lojtar i Milanit, me këta të fundit që kanë arritur një marrëveshje me Lille për karonin e lojtarit. Kuqezinjtë do të paguajnë rreth 20 milionë euro për shërbimet e tij.

Nga ana tjetër janë gati gjithashtu edhe rinovimet e Sandro Tonalit dhe Pierre Kalulu. Gjithashtu marrëveshja me Romën për të blerë përfundmimisht Florenzin është arritur, ndërkohë që pritet edhe zyrtarizimi i Divock Origi si lojtari më i ri i Milanit. /oversport.tv