Vështirësohet pista Rudiger, Juventus monitoron mbrojtësin e Dortmundit

Juventusi është në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ardhshëm pasi Rugani nuk jep garanci, ndërsa Chiellini dhe Bonucci po dëmtohen shpesh.

Në listën e drejtuesve të klubit bardhezi shtohet edhe një emër i ri, ai i Manuel Akanji. Objektivi kryesor është Rüdiger, por duket shumë e vështirë që mbrojtësi gjerman të vijë në Torino.

Në skenë del emri i Manuel Akanji të Borussia Dortmund, që ka refuzuar të rinovoj kontratën me klubin gjerman. Zvicerani vlerësohet rreth 30 milionë euro nga drejtuesit e Dortmund. / Oversport.tv

Foto: Borussia Dortmund Facebook