Vetëm 3 minuta të luajtura me Interin, Caicedo kthehet andej nga erdhi

Felipe Caicedo u kërkua me ngulm në janar nga trajneri Simone Inzaghi për të përforcuar repartin e avancuar të skuadrës zikaltër.

Por duket se afrimi i tij në Milano nuk ka shërbyer për asgjë, sepse sulmuesi ka luajtur vetëm 3 minuta me fanellën e kampionëve të Italisë që nga janari i këtij viti.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e klubit zikaltër duke u bazuar te rendimenti i Caicedo nuk do të mundohen që të blejnë kartonin e lojtarit, që në fund të kampionatit do të kthehet sërish tek Genoa. / Oversport.tv