Vetëm 45 minuta festë për Ballkanin, Sivasspor fiton me përmbysje në Prishtinë

Ballkani nuk ia del të bëjë një tjetër mrekulli në Conference League dhe mposhtet 2-1 në “Fadil Vokrri” nga turqit e Sivassporit në ndeshjen e katërt të grupeve.

Djemtë e Ilir Dajës luajnë shumë mirë në pjesën e parë, të cilën e mbyllin në avantazh, falë golit të shënuar nga kapiteni Thaqi. Kampionët e Kosovës kanë disa raste shënimi edhe në pjesën e dytë, por nuk arrijnë të mbyllin ndeshjen.

Sivasspor fiton terren me kalimin e minutave dhe barazon rezultatin me Arslan, ndërsa Angielski shënon golin e fitores 10 minuta nga përfundimi I takimit. Turqit hakmerren për humbjen e pësuar një javë më parë në shtëpi.

Pas kësaj disfate Ballkani zbret në vendin e fundit në renditje, por sërish ka shanse të mëdha për kualifikim, pasi diferenca me vendin e parë është vetëm 3 pikë. /Oversport.tv