Vetëm detajet kanë mbetur, Shevchenko drejt Serie A si trajner

Genoa i shpëtoi humbjes dje kundër Empolit, por trajneri Davide Ballardini është drejt shkarkimit pasi prej 9 javësh skuadra e tij nuk njeh fitore.

Drejtuesit e Genoa janë drejt konkretizimit të marrëveshjes me fituesin e “Topit të Artë” si futbollist, ukrainasin Andriy Shevchenko.

Për të është gati një kontratë e vlefshme deri më 30 qershor 2023, me një pagë 1.8 milion euro në sezon, plus bonuse në varësi të arritjes së objektivave.

Në stafin e tij do të jenë edhe Andrea Maldera dhe Mauro Tassotti. Sheva më parë ka drejtuar kombëtaren e Ukrainës, që së fundmi mori pjesë edhe në EURO 2020. / oversport.tv