Vetëm lajme të këqija për Napolin, kundër Juves humbet edhe tre lojtarë

Është një kaos i vërtetë në Serie A, me Covid që vazhdon të ndikojë në programin e kampionatit. Pas shtyrjes zyrtare të disa ndeshjeve për shkak të shpërthimit të Covid-it, sipas Ansa-s, Napoli nuk do të mund të ketë në dispozicion Zielinski, Lobotka dhe Rrhamani për ndeshjen kundër Juventusit.

Të tre lojtarët u identifikuan nga Asl Napoli si persona që kanë pasur kontakte të ngushta me lojtarët që kanë rezultuar pozitivë më parë. Për këtë arsye ata duhet të respektojnë një periudhë karantine.

Përveç tyre, Spalletti do të duhet të heqë dorë edhe nga Meret, Mario Rui dhe Malcuit, të cilët tashmë janë të izoluar në shtëpi sepse janë pozitivë për Covid. Ndërkohë edhe vetë trajneri nuk do të jetë për shak të virusit. /oversport.tv