Vetëm në Oversport: Turqi-Serbi dhe Holandë-Itali gjysmëfinalet e Eurovolley 2021

Kampionati Europian i Volejbollit për femra ka hyrë ne fazën e tij më interesante, pasi janë përcaktuar tashmë katër skuadrat gjysmëfinaliste të cilat do të diskutojnë mes tyre, se kush do të jetë “mbretëresha” e Evropës.

Turqi-Serbi dhe Holande-Itali do të jenë dy ndeshjet gjysmëfinale të cilat do të luhen në “Stark Arena” të Beogdradit të premten e 3 Shtatorit.

Këto ndeshje do të transmetohen Live dhe eskluzivisht në platformën Oversport, respektivisht në orën 17.00 dhe në orën 20.00.

Turqi-Serbi do të jetë një ripërsëritje e finales së madhe të edicionit të kaluar të këtij turneu. Tashmë të favorizuar nga faktori fushë, kampionët në fuqi të Serbisë, kërkojnë një tjetër finale, ndërsa Turqia kërkon të marrë hak për atë humbje të 2 viteve më parë.

Pretendente mbeten edhe vajzat italiane, të cilat mbajnë medaljen e bronxit nga edicioni i kaluar dhe synojnë majën e podiumit në këtë kampionat.