Vicenza shkarkon trajnerin, Cristian Brocchi rikthehet në pankinë në Serie B

Vicenza, klub që million në Serie B, ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Domenico Di Carlo si pasojë e rezultateve të dobëta.

“Është ndërprerë marrëdhënia e bashkepunimit me Domenico Di Carlon, trajner i ekipit të parë. Klubi falenderon teknikun që udhëhoqi skuadrën drejt rikthimit në Serie B, për punën, pasionin dhe lidhjen që ka me ngjyrën bardhekuqe.

Di Carlo është dhe do të jetë një legjendë e këtij klubi, për ato që ka treguar si lojtar në fushe dhë si trajner në këto dy vite”-shkruhej në faqen zyrtare të klubit.

Zëvendësuesi i Di Carlos do të jetë Cristian Brocchi, që ka firmosur një kontratë deri në fund të qershorit te vitit 2022.

Me një karrierë të pasur si lojtar ku ka fituar shumë trofe, Brocchi synon të bëjë mirë edhe në profesionin e ri. Monza ishte skuadra e fundit që ka drejtuar ish-lojtari i Milanit dhe Interit. / Oversport.tv