Muaji shtator ka qenë fantastik për Napolin, deri në duelin e djeshëm që u humb kundër Spartak Moscow në Europa League.
Mes të gjithëve ka spikatur sulmuesi nigerian Victor Osimhen, i cili është edhe blerja rekord e Napolit për 70 milion euro nga Lille.
Sulmuesi ka shënuar 7 gola gjatë muajit shtator, 4 në Serie A dhe 3 në Europa League.
Sa Osimhen ka realizuar vetëm Karim Benzema, me 6 rrjeta të tundura në LaLiga dhe një në Champions League me penallti. / oversport.tv