Vidal ankohet për kalendarin: 3 ndeshje në 8 ditë është një çmenduri

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal ka komentuar për mediat kilene humbjen përballë Kolumbisë në kualifikueset e Kupës së Botës, duke theksuar se një rol të madh ka edhe kalendari i ndeshjeve ndërkombëtare:

“Të luash këtu në Barranquilla është një ferr i vërtetë, Kolumbia bëhet me të vërtetë e mrekullueshme.

Por duhet thënë gjithashtu se 3 ndeshje në 8 ditë na kanë vrarë. Nuk e di se sa orë fluturime kemi bërë. Kjo është një çmenduri”-ka përfunduar mesfushori i Kilit./Oversport.tv