VIDEO/ 40 vite më parë, kur Gjermania na bënte 5 gola në 45′ si Anglia sonte

1981, 2021, plot 40 vite që Shqipëria të pësonte 5 gola në pjesën e parë në një ndeshje kualifikueset të Botërorit.

Sonte Anglia na ka ndëshkuar pesë herë, me Harry Kane që realizoi tre herë në portën e Thomas Strakosha.

Dy golat e tjerë u realizuan nga Maguire dhe Henderson. Më 18 nëntor të vitit 1981 na shënonte pesë herë ë 45 minuta Gjermania.

Karl-Heinz Rummenige ishte ai që realizoi tre gola në portën e kuqzinjve. Klaus Fischer dhe Manfred Kaltz realizuan gjithashtu, në një ndeshje që u mbyll me rezultatin e përgjithshëm 8-0.