VIDEO/ “A po tallesh? Çfarë finalizimi”, goli që po çmend amerikanët

Dairon Asprilla ka realizuar një gol fantastik në MLS. Sulmuesi kolumbian, i cili luan me Portland Timbers, nuk është menduar dy herë për të bërë një roveshatë.

Portieri i San Jose Earthquakes, ku është aktivizuar në të shkuarën Jahmir Hyka, gaboi dhe i shpëtoi topi nga duart.

Daljen e tij e shfrytëzoi më së miri Asprilla, i cili e goditi topin me lëvizjen e tij akrobatike dhe e ccoi topin drejt e në rrjetë.

Goli i tij ka bërë xhiron e internetit, ndërkohë që as “ulërimat” e komentatorit nuk kanë munguar. Nuk mund të ndodhte ndryshe. / oversport.tv