Me anë të një videoje, Tirana ka zyrtarizuar afrimin e Kristal Abazajt. Klubi bardheblu ka publikuar në Instagram një video ku Abazaj së bashku me drejtorin sportiv Tefik Osmani diskutojnë për detajet e marrëveshjes. Megjithatë, Abazaj thotë gjatë videos se kontrata e tij nuk është ajo e premtuara dhe largohet. Ndërsa nga ana tjetër, Osmani flet me një avokat dhe video përfundon me shkrimin “to be continued”.
Me këtë video edhe pse “kontradiktore”, Kristal Abazaj mund të konsiderohet edhe si lojtari më i ri i Tiranës. Më parë në emisionin “Ti bo gol” në përfundim të sfidës me Bylisin, Osmani ka deklaruar se palët janë në negociata dhe se shpresonte që Abazaj të mos bindej nga ndonjë ofertë tjetër prej klubeve të huaja.
Mesa duket Abazaj është bindur nga oferta e klubit bardheblu dhe do të vihen nën urdhrat e Orges Shehit. Abazaj pritet të zëvendësojë te Tirana Xhixhën i cili do të largohet nga kryeqyteti për të vazhduar aventurën e tij në Azerbajxhan me klubin e Qarabag. Abazaj ndërkohë transferohet te Tirana si lojtar i lirë pasi e mbylli me klubit turk të Istanbulsporit. /oversport.tv
View this post on Instagram