Mirlind Daku udhëheq Osijek në një fitore fantastike përballë NK Gorica. Një dopietë e futbollistit të “Dardanëve” që ka përmbysur skuadrën e Albi Dokës, i cili nuk ka qenë as në stol për këtë ndeshje.
I aktivizuar në minutën e 67-të, Daku shënon në të 75-tën pas një rrëmuje në zonë, ku shkarkon të djathtën për të barazuar takimin, 1-1.
Më tej, një tjetër harkim në zonë në minutën e 84-t gjen shqiptarin në pikën e penalltisë ku kërcen më lart nga të gjithë dhe i saktë me kokë, shënon për 2-2.
Për sulmuesin 23-vjeçar kjo ishte dopieta e parë në Kroaci, duke thyer “akullin” për të shpresuar të tjerë realizime.
Osijek ka shënuar golin e triumfit me Loncar në minutën e tretë të shtesës, 90+3’. Pas Javës së nëntë, Osijek ndjek Rijekën në vend të dytë, ndërsa Gorica pozicionohet në vend të pestë. / oversport.tv