Video bëhet virale: Arturo Vidal protagonist, tallet nga gratë që e filmojnë

Futbollisti i Interit dhe i Kombëtares së Kilit Arturo Vidal është bërë protagonist, këtë radhë për keq. Një video po bëhet virale në rrjetet sociale, ku mesfushori filmohet nga kamerat e çastit prej një ballkon në një moment aspak të këndshëm.

I dehur ai shkon drejt makinës së tij, teksa një qytetar shkrep një foto përpara se e gjithë skena interesante të fillojë.

Ai hipën mbi makinë dhe fillon të bëjë lëvizje të cuditshme, duke u rrotulluar në pjesën e pasme të tij me këmbët në ajër, ndërsa momente më pas me një ndihmesë të vogël arrin të futet në vendin e pasagjerit.

Gratë që filmojnë videon dëgjohen duke qeshur dhe duke thënë: “Ai nuk mund të ngrihet në këmbë”.

La Gazzetta dello Sport shton se kjo video është marrë në muajin gusht, më saktë 3 ditë përpara ndeshjes së parë të Interit  në kampionat përballë Genoa./Oversport.tv