VIDEO/ Chicago Bulls “shtyp” Hornets, Miami Heat befasohet nga Nuggets

Chicago Bulls nuk ndalet dot nga Charlotte Hornets. “Demat” fituan me rezultatin 133-119, pasi dominuan në tre periodat e para dhe vendosën një distancë sigurie prej 19 pikësh.

DeMar DeRozan (28 pikë, 6 asiste, 5 rebound), Nikola Vucevic (30 pikë, 5 asiste, 14 rebound) dhe Zach LaVine (25 pikë, 5 asiste, 6 rebound) ishin fantastikë të tre dhe i çuan dëm 31 pikët e Terry Rozier për Hornets.

Miami Heat është befasuar nga Denver Nuggets, pasi është mposhtur me rezultatin 111-120. Nikola Jokic (24 pikë, 7 asiste, 15 rebound) pati edhe mbështetjen e shokëve të skuadrës, pasi 6 prej tyre shënuan më shumë se 10 pikë, për të dalë kryelartë nga parketi ndaj Miami. Nuggets shënuan 20 pikë më shumë në pjesën e parë të takimit dhe më pas rezistuan dhe morën fitoren e 10-të sezonale.

Takim interesant ishte edhe Dallas-Mavericks-Cleveland Cavaliers, që përfundoi me rezultatin 96-114. Luka Doncic, autor i një “triple-double” me 25 pikë, 10 asiste e 10 rebound, nuk mundi ta nxirrte të fituar skuadrën teksane. Te Cavaliers spikatën Jarret Allen (28 pikë, 3 asiste, 14 rebound) dhe Lauri Markkanen (24 pikë, 2 asiste, 8 rebound).

Fitore edhe për Utah Jazz, e 14-ta sezonale, kundër Portland Trail Blazers me rezultatin 129-107. Donovan Mitchell ishte lideri i skaudrës së tij me 30 pikë, i mbështetur edhe nga Rudy Gobert (21 pikë, 16 rebound) dhe Jordan Clarkson me 22 pikë. Më poshtë rezultatet e të gjitha ndeshjeve:

/ oversport.tv