VIDEO/ Chiellini feston golin e parë në ShBA, mbrojtësi ia dedikon ish-mikut të tij

Giorgio Chiellini ka shënuar golin e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me fanellën e Los Angeles FC. Ky gol për mbrojtësin italian, nuk pati vetëm vlerën si goli i parë, por iu dedikua një miku të tij.

Ish-kapiteni i Juventusit ia dedikoi golin e tij të parë në ShBA, ish-mikut të tij të Kombëtares që tashmë ka ndërruar jetë, Davide Astori. Chiellini festoi me një përshëndetje ndaj të ndjerit dhe dërgoi një puthje drejt qiellit.

Rikujtojmë që në datën 4 mars 2018, Davide Astori u nda nga jeta pas një infarkti të pësuar. Goli i shënuar nga Chiellini ishte i rëndësishëm për Los Angeles, pasi këta të fundit arritën të fitonin me rezultatin 3-2 ndaj Portland Timbers. /oversport.tv

Foto: LAFC, Twitter