VIDEO / Çikalleshi në superformë, bomberi shqiptar sërish protagonist me Al Khalej

Sokol Çikalleshi vazhdon që të jetë protagonist me skuadrën e tij Al Khalej në Arabinë Saudite. Bomberi kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës në fitoren 3-0 që skuadra e tij mori përballë Al Raed.

Çikalleshi ka vulosur fitoren e Al Khalej, e treta radhazi në kampionat, duke shënuar golin e tretë të sfidës në minutat e fundit të takimit. ky ishte goli i dytë radhazi në kampionat për sulmuesin kavajas dhe i treti në 13 ndeshje të luajtura me fanellën e Al Khalej.

Bomberi shqiptar po kalon një formë shumë të mirë dhe po ndihmon skuadrën e tij që të ngjitet në renditje dhe ti largohet përkohësisht zonës së ftohtë që të zbret në kategorinë inferiore. / Oversport.tv