VIDEO/ Cikalleshi realizon sërish, këtë herë shënon edhe në Kupë

Sokol Cikalleshi tregon edhe njëherë se është duke kaluar një formë mjaft të mirë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka realizuar një tjetër gol me ekipin e tij Al Khaleej, këtë herë në Kupën e Arabisë Saudite.

Goli i Sokol Cikalleshit prishi ekuilibrat e takimit, pasi sulmuesi kavajas realizoi në minutën e 19-të. Megjithatë, goli i tij nuk mjaftoi për Al Khaleej të cilët u mposhtën në këtë sfidë nga Al Feiha me rezultatin 3-1.

Pas kësaj humbjeje, Al Khaleej është eliminuar nga Kupa e Arabisë Saudite. Ky nuk është goli i parë që Cikalleshi realizon me Al Khaleej pasi më parë ka realizuar edhe në kampionat. /oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sokol Cikalleshi (@sokolcikalleshi)