VIDEO / Çmenduri në Kolumbi! Tifozët futen në fushë dhe godasin lojtarët

Pamje shokuese vijnë nga Kolumbia. Gjatë ndeshjes kundër Cortulua, tifozët e Deportivo Calì, të zhgënjyer nga rezultatet e skuadrës, që zë vendin e fundit në tabelën e klasifikimit, kanë pushtuar fushën rreth 10 minuta para përfundimit të takimit.

Vendasit po fiton me rezultatin 2-0 dhe tifozët miq janë futur në fushë duke nisur gjuetinë ndaj lojtarëve të tyre.

Në shënjestër ishin trajneri Mayer Candelo dhe sulmuesi Teofilo Gutierrez. Tekniku u godit me grushte e shkelma, ndonëse agjentët e sigurisë u munduan që ta mbronin. Në total ishin 1400 ultras që shkaktuan këto trazira. / Oversport.tv