Dejvi Bregu vazhdon të shënojë në ligën e dytë turke. Sulmuesi vlonjat shënoi golin e barazimit për skuadrën e Boluspor.
Samsunspor kishte realizuar më parë në portën e Gentian Selmanit, ndërsa më pas Bregu nuk fali me një goditje në hyrje të zonës.
Fituesi i “Këpucës së Artë” në Abissnet Superiore sezonin e shkuar ka shkuar në kuotën e 5 golave në Turqi.
Për Samsunspor luajti edhe ish-lojtari i Partizanit, Erald Çinari. Shkodrani u aktivizua në minutën e 81-të, por nuk mundi të bënte diferencën e të realizonte golin e fitores për skuadrën e tij. / oversport.tv