VIDEO/ Dobra gjen golin në Angli, i shënon West Ham në EFL Trophy

Armando Dobra është huazuar nga Ipsich Town te Colchester United, që garon në League Two (divizioni i katërt) në Angli.

Sulmuesi, i cili ka luajtur me Shqipërinë U21, një ditë më parë ka gjetur golin e parë me skuadrën e re, në EFL Trophy.

Dobra ka ndëshkuar skuadrën e West Ham U21 dhe i ka dhënë fitoren skuadrës së tij. Sa i takon ecurisë në kampionat, Colchester renditet në vendin e 16-të, në një garë me 24 skuadra. / oversport.tv