VIDEO/ E fiksoi keq, Mike Tyson mbyt në grushte pasagjerin në avion

Mike Tyson nuk është përmbajtur në avion, teksa kishte planifikuar të fluturonte drejt Florida. I ulur në sedije, boksieri njohur u shqetësua nga një i ri që ishte fans i tij.

Fillimisht ai bëri një foto me Tyson dhe sipas TMZ Sport, i riu vazhdonte të tentonte të fliste me të dhe kjo e ka bezdisur 55-vjeçarin.

Pasi i kishte kërkuar ta linte të qetë dhe diçka e tillë nuk kishte ndodhur, Tyson nuk ka duruar dhe e goditur me grushte të riun në avion.

Burime pranë Tyson, kanë pohuar për TMZ Sports se personi që boksieri e goditi kishte qenë në gjendje të dehur dhe se e kishte provokuar pafund atë, derisa ndodhi ngjarja jo e këndshme. / oversport.tv

Foto: tmz.com